Debitor ndaj energjisë, shkarkohet Drejtori i Arsimit në Malësinë e Madhe

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka shkarkuar Dertorin e Zyrës Arsimore të Malësisë së Madhe pasi rezulton të jetë debitor i energjisë elektrike.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se Vlash Linadi rezulton të jetë debitor në masën 130,490 lekë ndaj operatorit të shitjes së energjisë elektrike.

“Ministrja e Arsimit dhe Sportit, i bën thirrje të gjithë trupës së punonjësve në sistemin arsimor se detyrimi për pagesën e energjisë elektrike është një detyrim ligjor, pasi në një shtet të së drejtës, në një vend demokratik, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Kultura e zbatimit të ligjit duhet të fillojë që nga bankat e shkollave, me përfshirjen e mësuesve, pedagogëve, studentëve, prindërve dhe komunitetin. Vetëm kështu, duke edukuar qytetarë europian të një vendi europian, mund të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të nesërme krejtësisht tjetër për vendin tone” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

SHKARKO APP