Dëbora bllokon rrugët në Qarkun e Dibrës, ja cilat janë akset më problematike

Reshjet invensive në Dibër kanë bllokuar rrugët duke bërë të pakalueshme aksin rrugor: Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë.

Policia lokale sqaron se firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?