Dëbora dhe ngrica, bllokohen 115 familje në Tërnovë

Nën prefektit i Bulqizës ka deklaruar për mediat, se 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e Vogël janë krejtësisht të bllokuara. Në këto ditë me mot teje të ftohtë qarku i Dibrës rezulton si një nga qarqet më të prekurit prej ngricave dhe rreshjet të dëborës.

Ka probleme në zonat e thella nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë. Në disa zona të thella mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin deri në 40 cm.

Gjithashtu rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme.  Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëborës edhe gjatë ditës së sotme. Disa zona rurale si ato të Bulqizës dhe Dibrës janë të izoluara nga dëbora.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?