Dëbora mbulon Kukësin, reshje të dendura në të gjithë territorin
Janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës në mbarë vendin. Emergjencat Civile njoftojnë se i gjithë territori i Qarkut të Kukësit është nën “pushtetin” e dëborës.
Deri në orën 08:00 të mëngjesit rrugët nacionale në Kukës kanë qenë të kalueshme normalisht, ndërsa kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje!
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 01.02.2022 është si më poshtë;
>Situata e motit që në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.
Lartësia borës së re në Shishtavec 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun Kukës .
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.