Dëbora mbush Vermoshin dhe Qafën e Thorës, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve
Reshjet e dëborës kanë mbuluar Qafën e Thores dhe Vermoshin në qarkun e Shkodrës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, i cili përveç banorëve, përdoret edhe nga turistët të cilët zgjedhin ta vizitojnë zonën për turizëm alpin.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore, duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë.
Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës.
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
KOHA JONË SONDAZH

