Dëbora “paralizon” Europën, shumë autostrada do të mbyllen
Europa është e gjitha pothuajse e izoluar nga dëbora. Reshjet e shumta dhe temperaturat nën zero kanë bërë që shumica e europianëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Në disa vende temperaturat kanë arritur deri -18 gradë celsius. Ndërsa në Greqi moti i keq u ka marrë jetën të paktën deri më tani tre personave të moshuar.
Reshjet e dëborës kanë sjellë kaos në Gjermani dhe Austri. Në qytetin gjerman të Mynihut autoritetet u detyruan të anulojnë mbi 200 fluturime prej motit të keq.
Gjithashtu në Bavari u raportua se një person kishte humbur jetën nga shkëputja e një orteku.
Kurse gjatë ditës së sotme pritet që bora të arrij në trashësinë 40 cm, çka do të sjellë edhe mbylljen e shumë autosradave.

KOHA JONË SONDAZH

