Dëborë dhe mjegull, kujdes nëse kaloni sot në Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës kanë përfshirë me intensitet edhe zonën veri-lindore. Në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit të Rrugës së Kombit, trashësia e dëborës ka rritur në 5 centimetra.

Në rrugë janë vendosur pesë mjetë borëpastruese nga ana e kompanisë mirëmbajtëse të rrugës. Qarkullimi vështirësohet edhe më shumë për shkak të pranisë së mjegullës.

Raportohet se rruga është e qarkullueshme, por drejtuesve të makinave u kërkohet që të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me pajisje dimërore pasi pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët e natës. Vështirësi në qarkullim paraqitet edhe në akset dytësore në Qarkun e Kukësit, ku autoritetet bëjnë thirrje që të bëhet kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?