Dëborë në prill, ARRSH njofton mbi situatën e akseve rrugore

Disa zona të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën e rrugëve, në ato zona ku dëbora ka rënë më shumë.

“Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare, teksa deri tani nuk ka pasur bllokim rrugësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?