Deda: Blindohet parlamenti, frikë nga protesta e qytetarëve


Që në orët e para të mëngjes, Tirana është blinduar nga forcat e shumta të policisë, kjo për shkak të protestës që do të mbajë PD-ja. Siç shihet dhe në foto, zonat që janë më afër parlamentit dhe kryeministrisë janë të rrethuara nga makina të shumta policie.

Fotot i ka shpërndarë deputetja e PD-së, Albina Deda e cila shprehet se: "Blindohet parlamenti. Frikë nga protesta e qytetarëve ". Protesta ka pak minuta që ka filluar, dhe që mbrëma janë bllokuar disa akse kryesore në vend.

Forca të shumta policore kanë bllokuar parlamentin. Parlamenti është i rrethuar me një kordon të fortë nga policia dhe si në protestën e 8 dhjetorit, ata kanë filluar të sulmojnë me vezë, dhe me sende të forta. Mbështetësit e PD-së hedhin tymuese para parlamentit.

R.Shtylla

SHKARKO APP