Dedikim për të bijën mjeke/Ish-deputeti Dokle: Pres në ankth t’i dëgjoj zërin

Në vijën e parë në luftën ndaj Covid-19 janë mjekët dhe në mesin e tyre është edhe e bija e politikanit dhe ish-deputetit Namik Dokle. Ky i fundit ka rrëfyer shqetësimin e tij si prind për vajzën e tij mjeke, Manjolën, e cila është në krye të detyrës në Itali, në vijën e parë kundër COVID-19. Në një situatë jo të lehtë gjendet edhe ai si baba, teksa pret çdo ditë konfirmimin se vajza është mirë. “Telefonata e mëngjesit E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njëri-tjetrin. E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive. Dhe unë pres…pres…pres”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?