Defekt i rëndë te ”Rruga e Elbasanit”, mbeten pa energji disa lagje të Tiranës
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 15:35
Dëmtohet rrjeti elektrik në afërsi të “Rrugës së Elbasanit” në kryeqytet, çka ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji të qytetarëve.
“Si pasojë e dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm 20kV fideri L16 nga puninet për hapjen e kolektorit te “Rruga e Elbasanit” kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj.
Brigada e OSHEE po punon për riparimin e rrjetit”, njofton OSHEE për mediat.

KOHA JONË SONDAZH

