Defekt në linjën 220 kV Elbasan – Fier të OST/ Disa nënstacione jashtë pune, ja zonat ku u ndërpre energjia elektrike
OSHEE njofton të gjithë abonentët se ka pasur defekt në linjën 220 kV Elbasan – Fier të OST-së.
Në njoftimin e OSHEE-së thuhet se si rezultat i defektit, disa zona në qarkun Elbasan dhe Fier janë pa energji elektrike. Nga ana e OSHEE-së po punohet për të kthyer energjinë elektrike.
Njoftimi i OSHEE-së:
Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune!
Ju bejme me dije se si rezultat I stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot ne daten 12/01/2021 ne oren 17:37, u nderpre energjia në N/stacionet Golem, Kavaje,
Plasmas, Rrogozhine, Divjake, Ballaj, Mertish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Pojan, Hoxhare, Povelce, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos dhe Matkë.
Nga ana e OST-se po behet rikthimi gradual i furnizimit, te N/stacioneve te OSSH-se, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rendesise se vecante, si Spitale, Ujesjellesa, Institucione etj.