“Defender 2021” zbarkon në Tiranë/ Meta, Yuri Kim dhe Rama të pranishëm në shesh

Stërvitja “Defender Europe 2021”, ka zbarkuar në kryeqytet. Trupat e armatosura dhe mjete ushtarake mbushën sheshin “Nënë Tereza”. Aktiviteti po ndiqet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Sot do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët. “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

SHKARKO APP