“Defender 21”, Peleshi dhe Mediu: Shqipëria, partner i rëndësishëm i NATO

Stërvitja ushtarake ”Defender 21”, që drejtohet nga SHBA, sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, vjen në Shqipëri për dy arsye. ”E para është pozicioni i jashtëzakonshëm strategjik, roli i madh që ne luajmë dhe mund të luajmë në Ballkanin Perëndimor për ta mbajtur orientimin e këtij rajoni të rëndësishëm nga Perëndimi. Së dyti, miqësia që kemi me SHBA dhe Perëndimin”, tha Peleshi.

Kurse ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tho se ”Konjuktura balllkanike, gjeopolitike në Ballkan ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e SHBA-së, por edhe të NATO-s. Agresiviteti i Rusisë, por edhe rritja e influencës së Kinës”. Për Mediun, prezenca e krerëve më të lartë të ushtrisë amerikane në vendin tonë është një tregues i marrëdhënies shumë të mirë mes dy vendeve.

“Prezenca e komandatit suprem të NATO-s tregon që niveli i marrëdhënieve tona ushtarake është i një niveli mjaft të lartë. Gjithashtu, edhe marrëdheniet politike janë të një niveli mjaft të vlefshëm. Kemi një soliditet të cilin duhet ta kapitalizojmë”.

Po ashtu Peleshi tregon se kjo stërvitje mund të mos jetë e fundit me përmasa të tilla në vendin tonë. ”Fillon një seri stërvitjesh “Defender” që do të zhvillohen çdo vit, do të zhvillohen në Evropën Jugore. Ne shpresojmë dhe urojmë, edhe kështu janë gjasat, që Shqipëria nuk do të jetë vend pritës vetëm për ”Defender 21”’.

 

SHKARKO APP