”Defender Europe 21” në Shqipëri, Ambasada e SHBA: Për herë të parë në Evropë që nga Lufta e dytë Botërore
Ka nisur sot në vendin tonë stërvitja e përbashkët ndërkombëtare “Defender Europe 21”, e cila do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Foto të aktivitetit ka publikuar edhe Ambasda e SHBA-së në Tiranë, ku thotë se ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore
”Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes #DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg. Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”,-shkruan ambasada në facebook.