”Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në 7 baza të ndryshme (VIDEO)

“Defender Europe 2021” e cila ka nisur prej 4 majit në vendin tonë zhvillohet njëkohësisht në 7 baza të ndryshme në të gjithë vendin. ”Defender Europe 21, zhvillohet njëkohësisht në 7 baza të ndryshme në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.

28 mijë trupa shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende po kryejnë operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

SHKARKO APP