Dega LSI, Cërrik: Anëtari i opozitës u aksidentua, pasi po ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara

 

Dega e LSI në Cërrik ka reaguar pas ngjarjeve të fundit, ku thekson se opozita duhet të ndalë përpjekjet për të përbaltur procesin zgjedhor. Sipas saj aksidenti i anëtarit të PD-së ndodhi nga shpejtesia tej normave te lejuara, gje qe e konfirmon edhe policia dhe familjarë të të dëmtuarit.

Levizja Socialiste per Integrim, Dega Cerrik, shpreh keqardhjen per perpjekjet e vazhdueshme te perfaqesuesve te opozites dhe te vete kandidatit te saj ne kete bashki, per te perbaltur procesin e zgjedhjeve vendore.

Ne disa raste ata jane perpjekur pa sukses te lidhin ngjarje banale me procesin zgjjedhor, i cili ka qene teresisht i qete dhe ne perputhje me ligjin dhe praktikat me te mira te zhvillimit te zgjedhjeve.

Nje perpjekje e tille u be edhe mbreme pas nje aksidenti automobilistik te nje anetari te stafit te kandidatit te opozites, i cili, sipas burimeve nga policia dhe familjaret e te aksidentuarit, doli nga rruga sepse drejtonte automjetin me shpejtesi pertej normave te lejuara.

Ndersa i urojme te aksidentuarit sherim te shpejte, e sigurojme kandidatin e opozites se asnje provokim apo shpifje nuk do te mund te cenojne sado pak integritetin e nje procesi zgjedhor normal e te qyteteruar si asnjehere me pare, gje qe per LSI eshte me i rendesishem se rezultati i zgjedhjeve.

SHKARKO APP