Dega më e kërkuar nga maturantët këtë vit, ”bie” Mjekësia

Bie miti i mjekësisë. Këtë vit vendin e parë si dega më e preferuar nga maturantët për studimet e larta, e mban inxhinieria.

”Në krye është inxhinieria, zakonisht kanë qenë shkencat mjekësore me infermierinë, këtë vit ka një rritje pak më të madhe tek inxhinieritë bashkë me teknologjinë e informacionit që janë në vendin e parë me rreth 25% të aplikimeve, pastaj vjen shkencat mjekësore me 23,2% të aplikimeve dhe në vend të tretë janë shkencat ekonomike me 16%”,-tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH

Në datën 31 gusht do të publikohet në portalin e-albania renditja e aplikantëve për cdo program studimi, ku ngjyra jeshile tregon se janë fitues në atë fazë. Më pas me datë 2 shtator nis procesi i regjistrimit.

Maturantët kanë mundësi për të kapur një degë studimi në tre raunde. Aplikimet për raundin e dytë nisin në 22 shtator dhe zgjasin deri më datë 24, ndërsa për raundin e tretë aplikimet janë nga data 19 tetor deri më 21.

SHKARKO APP