Degjeneron debati. Hervin Çuli- Sali Berishës: Ke djegur e vrarë gazetarë

Pas një statusi në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzonte Ramën që ka vënë Ministren e Kulturës Kumbaro në mbrojtje të drejtorit të Teatrit Kombëtar, ka mbërritur edhe reagimi i Hervin Çulit. I shumë komentuar ditët e fundit mbi dhunën e ushtruar ndaj gazetarin të ABC News, Eni Shehu, Berisha e ka quajtur Çulin gangster dhe kumarxhi, ndërsa drejtori i Teatrit Kombëtar ia ka kthyer reston Berishës, duke i thënë që ai ka djegur, rrahur e madje vrarë gazetarë. Ja ç’shkruan Culi pak minuta më parë në profilin e tij të Facebook si replikë:

 

Saliu im i shtrenjte!

Goja jote e embël mjaltë nuk i mban dot mufkat që prodhon truri yt i rudhur. Përsëri më more ndër gojë. Po të prisja, pse u vonove? Si gangsteri më i ri në kryeqytet, të lutem me shpirt i ndershmi Sali, të nxjerrësh një fakt, një fakt të vetëm që gazetari është dhunuar. Apo, po ta tha ABC-ja yte e dashur, ti vë dorën në zjarr që eshte e vertete. Nje fare te drejte e ke, se sillen njesoj e servirni, te genjeshtert, vulgare, te turpshme. Po meqe je kaq i ndjeshem ndaj medias, harrove qe ti dhe horrat e tu keni rrahur djegur e vrare gazeta e gazetare! Apo kur i ben vete dhe i ke te gjitha me ze e figure nuk quhen, ndersa po ti serviri Shkullo yt i dashur quhen. Ate gazetarin e 21 janarit e harrove! I Klanit ishte me duket. Kush e vrau Sali? Apo e vrane me cadra pistolete shoket e tij demostrues! Po ate gazetarin e ABC ne ate kohe, Fatos Mahmutaj ne mos gaboj, kush e plagosi Sali? Me siguri thikat me helm. Saliu im i shtrenjte, shiko njehere se mos mbyllesh diku per ca kohe. Do te bente mire, me beso. Edhe pak dhe po se freskove trurin do te te marrin kalamajte me gure kur te dalesh nga shtepia, i shtrenjti im. Te perqafoj me mall. Je i shkelqyer. Mos harro, te pres ne Teater te shohesh, “Tri Motrat”.

SHKARKO APP