Degjeneron debati në Kuvend: Buçe dhe kone

Kanë degraduar debatet sot në seancën e Kuvendit. Gjatë kohës që Erjon Braçe fliste në Kuvend ka pasur replika me deputetët e PD-së. Fillimisht ka pasur replika mes Braçes dhe deputetit Arben Risani. Ky i fundit i është drejtuar Braçes me shprehjet “kone..”. Deputetit i PS i është drejtuar Ristanit me shprehjen “qen dhe buçe..”.

Në këtë moment është ngritur dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka replikuar me Braçen. Fjalët e Berishës nuk janë dëgjuar në mikrofon. Ndërkohë Braçe i është drejtuar ish-kryeministrit: “Buçe mbylle, mos bëj si qen… dëgjo o qen i madh e di unë ku e ke hallin”…

SHKARKO APP