Degjeneron sherri, 52-vjeçari godet me grushte drejtorin e bankës në Berat

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e punës. Ngjarja në fjalë ndodhi në Berat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., i cili pas një debati me drejtorin e kësaj banke, ka dhunuar këtë të fundin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?