Degjeneron sherri, italiani nxjerr thikën dhe plagos shqiptarin
Debati midis një shqiptari dhe një italiani, ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Ngjarja është regjistruar të enjten pasdite në Saldomaggiore Terme.
Shqiptari 32-vjeçar ishte rezident në Itali. Së bashku me italianin 26-vjeçar, ata gjendeshin në të njëjtën makinë, kur plasi sherri.
Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur shqiptari, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe është në gjendje të mirë.
Ndërkohë italiani është denoncuar nga karabinierët dhe po hetohet në gjendje të lirë.
Investiguesit janë duke punuar, për të gjetur shkaqet e vërteta të këtij konflikti.
KOHA JONË SONDAZH

