Degjeneron sherri mes 3 kunetërve në Berat, 2 prej tyre përfundojnë në pranga

Një sherr mes tre kunetërve ka degjeneruar deri në ushtrimin e dhunës dhe përdorimin e mjeteve të forta, ndërkohë që dy prej tyre janë arrestuar.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Barikadë” në Berat. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E.D, dhe J.V, 51 dhe 48 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë, shtetasi A.D, 44 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?