Dëgjesa me Kasmin, sherr Ylli-Vokshi. Deputetja e PS nxjerr fotot

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi ka raportuar sot para komisionit të Medias përplasjen me policinë në protestën e opozitës, ku ai mbeti edhe i plagosur. Ai shpjegoi edhe acarimin me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu gjatë vizitës në spital. Gjatë disktutimit në Komision, deputetja e Partisë Socialiste Adelina Rista, nxorri fotot e 4 vrasjeve të 21 Janarit 2011. Sipas saj në këtë protestë nuk ndodhi ajo që ndodhi 7 vjet më parë.

DEBATI

Ylli: Berisha shpalli pucistë katër gazetarë dhe i thirri në komision dhe hyri në lokal dhe i nxori me dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokshi: Ore po turp i madh, ai është me kokën e çarë ju vazhdoni akoma fajin e ka Saliu? Ca po thua, i ra gurit me kokë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Fidel Ylli: kjo është dhuna që i bëni ju si opozita maxhorancës në komision, unë ju dëgjova me vëmendje, i uroj shërbim të shpejtë gazetarit, kam pasur lokal që quhej bar West që rrinin gazetarët dhe i respektoj maksimalisht ata. Nuk kujtoj Saliun e parë apo të dytë, por kur qeveria e tyre i thërriti gazetërt pucistë, gazetari në fjalë urdhëroni te RD cfarë shkruan. Ky gazetar, shikojeni, dështojnë puçistët. Nuk ma mbyllni dot gojën mua, gazetari juaj nuk është gazetar.

Boci: A është për ty ajo?

Ylli: Mbylle gojën e rri urtë se me mua e ke të humbur.

Vokshi: Shumë mirë bëre, bravo, trego protestën e fundit dhe dhunën.

Ylli: Urdhëroni shkrimin këtu, ja ku i keni shkrimet.

Vokshi: Bini me këmëbt tuaja, kush ta ka dhënë këtë është për Edi Ramën?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?