Dëgjohen dy shpërthime në Lezhë

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Shpërthimet janë ndjerë në Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhe por ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia.

Nga ana  e saj policia është vënë në alarm por nuk ka identifikuar se ku ka ndodhur shperthimi.

Zhurma e krijuar ka qenë shumë e fuqishme sa është ndjerë në të gjithë zonën, raporton gazetari i Ora News.

Po hanim bukë kur dëgjuam goditjen e parë. Më pas u dëgjua dhe një goditje tjetër çështje sekondash. Dolëm jashtë banesës nga frika. Ishin shumë të forta, tha një banor për gazetarët.

Ora News - Dëgjohen dy shpërthime në Lezhë

SHKARKO APP