Dekani: Po na humbin djemtë, drejtësia në dorën e femrave
Dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha ka shprehur shqetësimin se në këtë institucion arsimor shumica e aplikantëve janë femra. Në një dalje për mediat, me dekanët e tjerë të fakulteteve, ai tha se “drejtësinë po e marrin në dorë femrat”.
Gjatë fjalës së tij, dekani Hoxha tha se ky fenomen nuk është verifikuar vitin e kaluar. Ndërkohë ai dha edhe një lajm të mirë për ata studentë që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë.
”Si kërkesa, si aplikantë kemi më tepër sesa viti i kaluar. Do të thotë që ne kemi disa elementë, është rritur numri i kandidatëve. Është rritur numri i kandidatëve që janë të ekspelencës, është rritur mesatarja e atyre që kanë aplikuar. Kemi edhe një fenomen që ne nuk e kemi verifikuar vitin e kaluar dhe nuk kam të dhëna, por nga 6634 aplikime për 700 vende në Fakultetin e Drejtësisë, 614 janë vajza, 86 janë djem. Po na humbasin djemtë në fakultet, drejtësinë po na i marrin në dorë femrat. Pata një shqetësim dhe u futa në ndarjen e popullsisë meshkuj femra dhe del që ne jemi gjysmë femra dhe gjysmë meshkuj, madje meshkujt e kalonin me një 7 mijë numrin e popullsisë. Mesa duhet vajzat studiojnë më shumë”,-tha Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

