Deklarata e çuditshme e epidemiologëve: Shmangni transportin publik pasi…

Edhe u rihap pas 4 mujave izolim, transporti publik konsiderohet rreziku më i madh në këtë periudhë për transmetimin e infeksionit të Covid-19. Specialistët e shëndetësisë vënë re shkelje të masave nga operatorët privatë dhe mungesë kontrollesh nga bashkia.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti këmbëngul se linjat urbane nuk duhet të hapeshin në këtë fazë. Ai këshillon qytetarët të shmangin sa më shumë lëvizjet me urbane.

Në këtë periudhë e gjithë bota po nxit përdorimin e maskës dhe distancimit fizik për të frenuar përhapjen e virusit. Në popullsinë shqiptare vihet re neglizhencë në zbatimin e tyre edhe pse specialistët këmbëngulin se këto masa janë mënyra e vetme për të na ruajtur nga infektimi.

Rastet ditore dhe humbjet e jetës nga Covid-19 në këtë periudhë nuk konsiderohen alarmante nga specialisitët. Referuar shtrimeve në spital, të prekurve të rinj dhe viktimave epidemiologët thonë se jemi në një situatë të qëndrueshme, por që nevojitet kujdes.

SHKARKO APP