Deklarata e Erdoganit trazon Komunitetin Mysliman Shqiptar. Erdogan aludoi se edhe në institucionet myslimane ka terroristë të FETO-s

Në Parlament kur përshendeti Presidenti turk tha ndër të tjera se organizata terroriste FETO ka shtrirë rrënjët në Shqipëri. Erdogan foli hapur dhe pa e vrarë mendjen se ishte në një parlament mik, kur akuzoi se këto elementë terroristë ndodhen në arsim, shendetsi dhe në institucionet fetare myslimane të Shqipërisë.

Me tej ai tha se këto elementë mund të bëjnë grusht shteti si në Turqi!

Në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’Hem Beut, ku ishte i ftuar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, mungesa e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u kthye në temë debati.

Aludimet në media thanë se drejtues të KMSH-së nuk ishin ftuar në këtë event për faktin se ishin të lidhur me organizatën FETO, kanë trazuar ambientin e KMSH-së, pavarësisht qetësisë me të cilën ky institucion u është përgjigjur interesit të shtuar medias.

Të pyetur nga media Komitetit Mysliman se përse nuk ishin në një ceremoninë e inaugurimit të një xhamie nën varësi të saj, KMSH thotë se ky institucion nuk ka pasur një ftesë nga organizatorët e këtij eventi.

“Nuk ka asgjë për t’u aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Nuk kemi qenë të pranishëm pasi nuk kishim një ftesë zyrtare nga organizatorët e eventit”.

Krerët e KMSH-së kanë zhvilluar takime me drejtues të disa xhamive të Tiranës dhe drejtues të disa myftinjve të rretheve kryesore. Temë e këtyre takimeve të zhvilluara në institucionin drejtues të myslimanëve shqiptarë ka qenë pikërisht mbajtja apo jo e një qëndrimi zyrtar mbi deklaratat e Presidentit turk në Kuvend.

Sido të reagojë Komuniteti Mysliman Shqiptar ndaj akuzave të Presidentit turk në Tiranë si dhe mos ftesës ndaj institucionit më të lartë mysliman në Shqipëri, përsëri nuk kanë çfarë të reagojnë, pasi “bomba” u hodh mbi kokat e tyre.

SHKARKO APP