Deklarata e Escobar për dhunën në PD, Nesturi: Ndihma e fundit që partnerët mund të japin
”Shpallja non-grata e Sali Berishës dhe dhuna e përdorur në protestën e 8 janarit në selinë e PD janë dy elementë që i japin të drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me pozicionimin e saj ndaj ish-kryeministrit”.
Kështu shprehet analisti Plator Nesturi, pas reagimin më të fundit të zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për dhunën në PD. Nesturi thekson se kjo është ndihma e fundit që partnerët mund të japin në mënyrë që bjerrja e PD të mos jetë e pakthyeshme.
“Për Berishën dera e SHBA është e mbyllur, dhe kjo i drejtohet mbështetësve të Berishës që e kanë rrethuar në nismën e fundit. Ka një përkujdesje për atë që është PD.
Kishim dy palë që ndërprenë komunikimin, u dogj ura e fundit, njëra palë kishte ardhur për gjakderdhje pala tjetër mbylli dyert. Kjo është ndihma e fundit nga partnerët për të mbajtur një lloj unisoni që bjerrja e PD të mos jetë aq e madhe sa të jetë e pakthyeshme”.