Deklarata e “fitores”, Nazarko: Basha nuk tregoi si do e mundë Ramën, duhet të ndryshojë rrënjësisht
Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Log.” në ABC se në deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha pas fitores mungoi pika më e rëndësishme: “Si do e mundë Ramën”. Nazarko u shpreh se Basha duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe të kuptojë proceset ku ka hyrë Shqipëria.
“Basha nuk tregoi si do e mundë Ramën. Për një njeri që ka humbur tre herë, herën e katërt duhet të sjellë diçka ekstra. E vërteta është se kjo betejë që e pret është më e vështirë se Basha duhet të ndryshojë rrënjësisht. Duhet të kuptojë proceset ku ka hyrë Shqipëria”, deklaroi Nazarko.
Ndërsa deklaratën e Berishës për t’u kthyer në krye të PD-së. Nazarko e shpjegoi si tendencë për të treguar fuqinë përballë reagimeve pas shpalljes non-grata nga SHBA.
“Ai është pronari i asaj partie. Berisha u kujdes dhe u bezdis nga teoritë që pasi të fitonin do ta flaknin pas presionit nga Amerika. Me atë thënie deshi të theksonte fuqinë e tij në parti. Ai arriti që të gjithë ata që ishin kandidatë nuk guxuan. Madje u përfshinë në mbështetje të tij. I dashnë besueshmëri tezës që ai me të vërtetë mund të kthehet”, deklaroi ai.