Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Jeta e Marsida Qatjas është në rrezik

Ngjarja e ditëve të fundit në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli dhe u plagos Dritan Toçi në banesën e Marsida Qatjas, ka prodhuar shumë polemika dhe dyshime mbi krimin. Fakti që viktima Haxholli ishte një person problematik dhe i kërkuar nga policia, dhe i plagosuri Toçi ishte efektiv policie, të dy të njohur me njëri-tjetrin, ka bërë që të mendohet se kjo vrasje mund të mos ketë asnjë lidhje me Marsida Qatjan, e cilësuar si “mollë sherri”.

Këtë ka thënë edhe gazetari i njohur Artan Hoxha, teksa shprehet i bindur se ngjarja nuk ka të bëjë me një femër por me një aferë kriminale ose prishje pazaresh. Për këtë arsye ai thotë se jeta e Marsida Qatjas është në rrezik pasi vetëm ajo e di se çfarë ka ndodhur brenda banesës së saj.

Ndërkohë mësohet se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzën e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por që për këtë do të vendosë gjykata.

Gazetari Hoxha shprehet: Bashkëshorti i asaj vajzës, që është në burg në Gjermani në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë. Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur.”

SHKARKO APP