Deklarata e fortë e gazetarit: Me të fortët e 313 e 302 kryen çdo punë në çdo zyre shteti
Lirimi i të dënuarve për vepra të rënda penale është quajtur një “lajm i lig” nga dy gazetarët e ftuar në studion e intervistës së televizionit Ora, Basir Çollaku dhe Roland Qafoku.
Drejtori i informacionit i Shijak TV tha: “Nuk është vetëm problem që gjyqtarë e prokurorë kanë shkelur ligjin. Problemi më i rrezikshëm është se njerëzit e këtyre bandave kanë miliona euro nëpër duar, kanë para, kanë biznese, kanë bërë biznes nga qelitë, kanë grupe të armatosura.
Merrni telefonat e banditëve që janë brenda shikoni me kë komunikojnë. Nëse kanë vullnet e duan ta bëjnë, do shohim se kush janë ministrat, pushtetarët, politikanët deputetë ish apo aktualë.
Madje në diskutim e sipër Çollaku bëri dhe deklaratën e fortë: “Pse kanë kaq shumë pushtet këta?! Sot të shkosh tek 313 apo 302 e të takosh të fortët kryen cdo punë në cdo lloj zyre shtetërore. Nëse shkon në zyra kthehesh duar bosh”
Roland Qafoku: “Porositen vrasje nga burgu.”
Ndërkohë demaskimi nga opozita i kryebashkiakëve socialistë me të kaluar të inkriminuar vlerësohet si një nga punët më të mira që ka bërë opozita.
Gazetari dhe autori i disa librave Roland Qafoku nënvizon se “Demaskimi i 5 përfaqësusesve të saj është goditja më e madhe që ka marrë kjo maxhorëncë. Është goditur ndjeshëm morali i saj.”