Deklarata e fortë e Minxhozit: Vetëvendosjen në Tiranë e fillon me Ditmir Bushatin dhe s’dihet ku e mbaron

Analisti Skënder Minxhozi bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ teksa fliste për degën e Vetëvendosjes në Tiranë, e cila sipas tij niste me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, deputet i PS-së. Minxhozi në këtë linjë, ndonëse nuk përmendi emra të tjerë shtoi se; ‘nuk dihet se ku mbaron’.

Mes të tjerash analisti pohoi se pavarësisht ideve që po krijohen që forcat politike në Shqipëri dhe Kosovë të shtrihen dhe jashtë territoreve, ato duhet të veprojnë sipas tij në ato vende ku kanë siguruar votat dhe jo të kalojnë kufirin. Ai tha se parti politike janë shumë larg asaj pike ku ato të votohen jashtë kufirit.

“Një forcë politike vepron aty ku votohet. Një biznes, një qytetar i fiton të drejtat atje ku paguan taksat. Dy idetë Shqipëri-Kosovë nuk kanë asnjë lidhje kur vjen ideja tek vota dhe përfaqësimi. Unë nuk përjashtoj si ide që të ketë aspirata që Vetëvendosja të votohet këtu. Apo PD dhe PS të votohet në Kosovë. Ne jemi shumë larg kësaj pike, pasi sistemet tona politike janë të fiksuara në kriterin territor. Shiko Vetëvendosjen, që është forca politike që ka aspiratat dhe ka treguar ambiciet me te medha per te kaluar kufijtë. Por merrni dhe shikoni Vetëvendosjen se kush është. Vetevendosjen ketu e fillon me Ditmir Bushatin dhe e mbaron sdihet se ku e mbaron. Jane flu te gjitha. Forcat politike në të dy anët e kufirit duhet të kenë pretendime aty ku kanë marrë votat.”, pohoi Minxhozi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Klejd Kellici tha se dega e kësaj partie nuk është përçuese e të gjitha vendimeve që vijnë nga Prishtina.

“Vetëvendosje në Tirane është një organizatë e regjistruar në Gjykate dhe vepron mbi bazën e te gjithë ligjeve. Nuk është përçuese e te gjithë vendimeve qe vijnë nga Prishtina. Protesta e 28 nëntorit ka qenë një manifestim politiko-shoqëror, sikurse janë bërë të shumtë. Me një program që ishte i përcaktuar. Ishte në kuadër të një date simbolike. Në datën 28 nëntor është shpallur pavarësia e një pjesë të Shqipërisë. Ka qenë manifestim që parashikonte një kortezh. Atje s’do ishte zoti Kurti. Ka qenë organizim i Vetëvendosjes në Tiranë. Ne përkujtonim pavarësinë e Shqipërisë dhe ndarjen e saj.”, tha ai.

SHKARKO APP