Deklarata e fortë nga Berisha: Dosja e Bashës do hapet nga FBI-ja në kohën e duhur

”Dosja e ”Nick Muzin” për të cilën është hetuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë”. Ish-kryeministri Sali Berisha teksa bën këtë deklaratë të fortë, po ashtu thekson se dosja nuk mbyllet sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, dhe tjetri nuk ka firmosur.

“Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë. Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur.

Dosja ”Nick Muzin” në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”.

SHKARKO APP