Deklarata e fortë nga Berisha: Rama nuk shpëton duke bërë kurban Peleshin
Nga selia blu, Sali Berisha tha se Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur në aferën e djegësave, dhe shtoi se nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin. Berisha thotë se Peleshi ka përgjegjësinë e tij për procedurën e inceneratorëve.
”Sesi mendon Rama të shpëtojë, duke bërë kurban Peleshin, kjo nuk mund të ndodhë. Nuk ka drejtësi në botë që mund ta bëjë këtë. Peleshi është përgjegjës vetë se ka firmosur një akt të kundërligjshëm dhe çdo njeri që vepron në kundërshtim me ligjin, është përgjegjës për veprimin e tij përpara ligjit, ndaj kjo jo nuk e lehtëson Ramën, por përkundrazi bën përgjegjës Ramën dhe zëvendësin e tij, i cili mesa duket do të shkojë bashkë me të”, shtoi Berisha.