Deklarata e Kastriot Ismailaj në gjyq

 

 

DEKLARATA NË GJYQ
Gjatë seancës së djeshme, Kastriot Ismailaj bëri një deklaratë të shkurtër para Gjykatës. Ai theksoi se ka hapur gjyq me Shqipërinë në gjykatën e Arbitrazhit për prishjen e padrejtë të kontratës që kompania e tij, DIA, ka nënshkruar me ish-CEZ-in.

“Nuk tërhiqem nga çështja në Arbitrazh”, tha Ismailaj para Gjykatës. Ai bëri me dije se kohët e fundit nuk e kanë lejuar të takohet me bashkëshorten e tij dhe me avokatin mbrojtës, në përmbushje të të drejtave që i jep ligji. Gjykata e shtyu seancën e djeshme, pasi i kërkoi avokatit të paraqiste dokumentet origjinale nga lista e provave të cituara prej tij. Në maj 2015, Prokuroria urdhëroi arrestimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj.

Ai u akuzua se kishte mashtruar në dy kontrata të lidhura nga kompania e tij DIA me CEZ-in për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë në vite. Pas dy kontratave të kompanisë DIA me CEZ-in dhe akuzave për mashtrim e përfitim të paligjshëm fondesh, më 28.10.2011, “CEZ Shpërndarje” i ka dërguar një njoftim zyrtar kompanisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri, për zgjidhjen e kontratës së shërbimit, datë 01.02.2011, për mbledhjen e borxhit.

Më pas, Kastriot Ismailaj ka paraqitur një padi në Arbitrazh, në bazë të së cilës kërkon dëmshpërblim në shumën 135 milionë euro nga shteti shqiptar

SHKARKO APP