Deklarata e KiE kundër ligjit të medieve, Eriol Braimllari: Rrëzon çdo alibi të Ramës për propagandë
Shefi i kabinetit të kryetares së LSI-së, Eriol Braimllari, thotë se reagimi nga Këshilli i Europës kundër ligjit të medieve, rrëzon çdo alibi të qeverisë, sipas tij në tentativën që kryeministri Edi Rama ka për të vendosur vendin nën kontrollin e propagandës së tij. ”Edhe pse kontrollon 100% të vendimeve të parlamentit, Kryetari i radhës së OSBE ka përpara limite të qarta, nuk mund të kufizohet liria e medias, nuk mund t’i mbyllet goja qytetarëve, nuk zëvendësohet demokracia, nuk mund të ndalojë perspektiva europiane”,- shkruan në facebook Eriol Braimllari.
Postimi i plotë
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i kërkon parlamentit shqiptar të tërhiqet nga ndryshimet në ligjin e medias.
Pas Opinionit të Komisionit të Venecias që shprehej qartazi për karakterin jo demokratik të paketës ligjore, reagimi i sotëm nga Këshilli i Europës rrëzon çdo alibi të qeverisë në tentativën e dështuar për ta vendosur të gjithë vendin nën kontrollin e propagandës së pushtetit.
Edhe pse kontrollon 100% të vendimeve të parlamentit, Kryetari i radhës së OSBE ka përpara limite të qarta – nuk mund të kufizohet liria e medias, nuk mund t’i mbyllet goja qytetarëve, nuk zëvendësohet demokracia, nuk mund të ndalojë perspektiva europiane.