Deklarata e Macron për vizat, Ilda Zhulali: Deklarata e tij i shastisi të gjithë, përveç Ramës. Por nuk bëhet gjë
Ilda Zhulali, ekspertja për çështjet Ndërkombëtare, ka komentuar qëndrimin e sotëm të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë për vizat e Kosovës. Ajo u shpreh se Kosova i ka kaluar të gjitha etapat për liberalizimin e vizave dhe se nga ana teknike, Macron s’ka mundësi që ta zhbëjë këtë proces.
“Deklarata e tij i shastisi të gjithë, përveç Ramës. Shkaktoi shumë turbullirë jo vetëm në botën shqiptare, por kudo. Kosova i ka kaluar të gjitha etapat për liberalizimin e vizave. U miratua dhe rezoluta nga Parlamenti Evropian. Duke pasur parasysh që vendimi është kopsitur, ajo që mbetet është vetëm zbatimi më datë 1 janar. Nga ana teknike, Macron s’ka mundësi që ta zhbëjë këtë proces.
Deklarata e Macron pro supozon se kjo gjë ka ndodhur, të paktën nga përkthimi. Sqarimi që bëri ministria e Punëve të Jashtme, e zhvendos në një tjetër kuptim. Që pret që Kurti të mbajë premtimin e tij për të zbatuar planin franko-gjerman.
Ky është konteksti që e ka shpjeguar deklarata. Macron bëri një balancim të qëndrimit që bëri dje kancelari gjerman. Ne mund t’i shohim ndryshime mes Francës dhe Gjermanisë në raport me Kosovë dhe Serbinë. Duhet ta themi qartë që s’ka një vendim për pezullimin e vizave, ky proces është i mbyllur”, u shpreh ajo.