Deklarata e Ministrit Veliaj sot në Parlament, lidhur me kompensimin e energjisë elektrike për shtresat në nevojë
Por, nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të jemi transparentë dhe të tregojmë mënyrën se si i kemi bërë llogaritjet për shtresat në nevojë. Nga llogaritë e fundit, janë 203.928 të cilat do të përfitojnë kompensim për energjinë elektrike, të cilat po të shumëzohen për nga 4-5 anëtarë, shifra shkon në rreth 1 milion qytetarë që do të marrin rimbursimin e energjisë.
E ndarë sipas kategorive në nevojë, shifrat janë si më poshtë:
– Familje me ndihmë ekonomike: 88.094
– Kryefamiljarë në pensione pleqerie e invaliditeti 80.000
– Familje që kanë në përberje PAK 7000
– Të verber (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016
– Para e tetraplegjike (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818
– Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj 9000
Por, lind pyetja: A ka një faturë? Sigurisht që po! Por, kjo faturë është sa 1/10 e faturës së abuzimit që ndodh sot me energjinë elektrike. Në qoftë se abuzimi me energjinë elektrike shkon në 150 milion dollarë, fatura e kompensimit për shtresat në nevojë është më pak se 15 milion dollarë.
Pra, ajo që po themi sot është: Kursejmë 150 milion dollarë dhe nga këto para, paguajmë 1/10 për rimbursimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha shtresave në nevojë.”