Deklarata e plotë për vjedhjen e të dhënave. Pyetjet e Presidentit për Ramën dhe institucionet e drejtësisë që presin përgjigje

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për mediat, se skandali i vjedhjes së të dhënave të qytetarëve nga PS, vë në rrezik sigurinë kombëtare.

Presidenti Meta u drejtoi disa pyetje publike, institucioneve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me mos hetimin e këtij skandali. Presidenti Meta tha se në mënyrë flagrante PS ka marrë të dhëna private dhe për prokurorët dhe gjyqtarët.

 Deklaratë për shtyp e Presidentit të Republikës  Ilir Meta

U bëj me dije që nga ky moment, i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të cilët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe absolutisht 99% e tyre e duan këtë gjë, përveç një bande.

Ju ftoj të më ndiqeni në ‘Facebook’ deri në 26 prill, si President i Republikës e kam të vështirë të bëj ‘sponsor’ dhe kjo gjë nuk shkon.

Por, ju ftoj të më ndiqni në ‘Facebook’ në aksionin më historik që, ka rëndësi për 100 vitet e ardhshme, për shtetin tonë dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, për sot dhe për brezat e ardhshëm.

E kam thënë edhe më parë, që këto janë zgjedhje për 100 vjet, për rivendosjen e rendit kushtetues, të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe për përmbushjen e fuksshtetit të partisë-shtet.

Pse ju them të gjithëve na ndiqni në Facebook..! Këtë jua kërkojë edhe të gjithë komisionerëve pa asnjë dallim, dhe sidomos të opozitës, se atyre të tjerëve mund t’ua ndalojnë.

Kjo thirrje është edhe për të  gjithë numëruesit, si dhe për të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë gati, nëse preket edhe një votë e vetme do jenë më mua në krye, për ti treguar vendin kësaj bande.

Është banda e Shijakut,

Është banda e ‘tërmetit’ të Dibrës, ku ai do të bëj ‘tërmet’ edhe në Vlorë..

U bënë 7 ditë që i kam kërkuar organit të Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste

Pyetjet që ngrinte politikania Gjermane dje, lajm që u kufizua maksmalisht si rezultat drejtuar i censurës drejtuar Kryeministrit tonë në detyrë, për keqpërdorimin kriminal të të dhënave personale janë pyetje që, kërkojnë përgjigje nga institucionet shtetërore ligjzbatuese: Këto pyetje Kryeministrit në detyre, duhet t’ia bëjë SPAKU sot dhe pas 26 prillit do ia bëj patjetër, i cili në këtë rast duhet të kishte vepruar.

Më duhet ti përsëris pyetjet e politikanes gjermane, për t’i ardhur në ndihmë SPAKUT dhe organeve të tjera ligjzbatuese, përfshi edhe Avokatin e Popullit, që duhet urgjentisht të nisë verifikimet:

  1. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës nga Partia Socialiste që ju drejtoni zoti Rama? Nga janë marrë të dhënat e çdo personi konkretisht dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja në servera e një liste të tillë?
  1. Cila është baza ligjore e ruajtjes se tyre ne serverat e njerëzve te lidhur me Partine Socialiste, pa dijeninë e individit përkatës?
  1. Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste dhe ata që kanë administruar të dhënat pra, (ruajtjen, dhe aktualizimin) e tyre?
  2. Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, pra janë “dorëzuar” vetë, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, të cilët lejojnë dhe pranojnë me firmë marrjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga persona të tretë (sipas ligjeve europiane ligjërisht duhet të jetë i dokumentuar pranimi i përdorimit të të dhënave personale nga persona te tjerë)?
  1. Po nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat personale që gjenden në këto lista vete (siç pohojne deti tani shumica dërmuese e shumicës së njerëzve që njoh personalisht), nga janë marrë këto të dhëna?
  1. Në lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën “e patronazhit”. A janë pyetur të gjithë personat në fjalë për këtë, si dhe kujt i është bërë “dorëzimi” i komenteve që lexohen në listat e përpiluara.
  1. Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto komente/shënime? Çfarë ndodh më pas me to?
  2. Në Republikën e Shqipërisë dhe si në çdo vend demokratik, bazuar edhe në Kushtetutën tonë,  Vota është E LIRË dhe E FSHEHTE. Si përputhet ky parim madhor i demokracisë me faktin se për çdo pjesëtar të listës (e theksoj, individ, jo në grup, jo një statistikë e zonës, apo lagjes) është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e votës individuale?

Tani, edhe disa pyetje të miat si President i Republikës, që do t’i vazhdojë edhe kur të largohet zotëria, dhe që kam përgjegjësi për vazhdimësinë e shtetit. Dhe kjo është një përgjegjësi historike dhe Unë do të jem në lartësinë maksimale, të kësaj kërkesë në këtë moment historik të vendit.

Jam i sigurt që çdo shqiptarë, dhe jo çdo shqipfolës shqiptarë i ndershëm, do të jetë në krye të detyrës dhe të çdo detyre që, do kërkojë mbrojtja e votës. Sepse mbrojtja e votës në këtë moment është vetëm, mbrojta e Atdheut. Pyetjet e mia shtesë, përveç atyre që bëri politikania gjermane dje që këta i censuruan.

Janë pyetje që i drejtohen SPAK-ut, se është shumë i zënë me punë, se po heton thellë edhe aferën e inceneratorëve dhe aferat e tjera. Këto pyetje i bëjmë dhe për ta ndihmuar.

  1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet, dhe kur u popullua (u mbush) me të dhëna në Partinë Socialiste?
  2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat që çdo qytetar ia ka besuar organeve shtetërore gjatë marrjes së shërbimeve të ndryshme në Portalin Shtetëror E-Albania ?
  1. A kemi harxhuar ne, si shtet miliona Euro për tendera për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacenuar, ndërkohë që vazhdojmë të shpenzojmë milion euro për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve ?
  2. Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit e Republikës së Shqipërisë.

Muajt e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitet biznesi janë detyruar të depozitojnë nënshkrimin elektroni, dixhital, pran Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe AKSH-it, kundrejt detyrimit financiar prej katër mijë e tetëqind lekësh të reja duhet të jenë.

Atëherë lindin disa pyetje:

  1. Cilat janë garancitë që u ofrohen këtyre qytetarëve në kushtet e administrimit politik të dhënave të bizneseve?
  2. Cilat janë garancitë që ju ofrohen qytetarëve dhe sipërmarrësve në kushtet e rrjedhës masive tët të dhënave personale që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore?
  3. Unë personalisht shtetasi Ilir Rexhep Metaj, President i Republikës, nuk kam deklaruar ndonjëherë apo dorëzuar askund pëlqimin tim, për administrimin e të dhënave te dikush të mia personale për qëllime të mbledhjes së të dhënave dhe përllogaritjes së rezultateve zgjedhore nga Partia Socialiste.

Kur këtë veprim e ke kryer për Presidentin e Republikës, Kreun e Shtetit, çfarë u keni bërë të gjithë shqiptarëve me të dhënat me tyre?!

8. Ndaj të pyes ty drejtpërdrejte Edi Rama, si Kryeministër dhe si Kryetar i Partisë Socialiste, me çfarë drejtë, i ke marrë të dhënat e personale të shtetasve shqiptar, duke nisur nga numri unik i identifikimit, atësinë, mëmësi, datëlindje, vendlindje, vendbanim, Kodi Banesës, numër telefoni, vend punësim.

Dhe me çfarë guximi keni vendosur epitetet dhe komente mbi problemet, qasjen, dëshirat, vullnetin, apo shqetësimet që kanë 910 mijë qytetarët e Tiranës?

9. Me çfarë të drejte ti Edi Rama, u ke caktuar shqiptarëve nga një spiun (fuks), për tu futur në jetën private dhe personale shqiptarëve, për të zbuluar atyre, çfarë dëshirash, apo çfarë hallesh problemesh kanë, e deri tek jeta intime, për t’i shantazhar ata për dhunimin për të drejtën e votës ?

Nëse janë përkrahës të partisë Demokratike apo të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të mos shkojnë për të votuar ditën e zgjedhjeve, se përndryshe do të kenë një hata të madhe ditën e zgjedhje. Ose të japin garanci që vota do të shkoj tek Rilindja, pra për bandën..! Ose të japin garanci që vota do të shkoj tek Rilindja, pra për bandën..!

10.Me çfarë të drejte ti Edi Rama dhe banda e patronazhistëve të tu, diskriminon shqiptarët për nga përkatësia etnike, raca, e dëgjuat se si u shpreh dorë e zezë.

Gjinia, feja, etnia, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore, duke vendosur në bazën e të dhënave të partisë Socialiste lloj-lloj epitetesh dhe të dhënash skandaloze ?

  1. Edi Rama, kush do të mbajë përgjegjësi, nëse të dhënat e shqiptarëve, do të keqpërdoren për aktivitet kriminal nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare? Para pak ditësh ju dhashë provat se si kjo gjë ka ndodhur në mënyrë të verifikueshme sepse është skandali që është hapur në Maqedoni dhe që është pranuar atje nga autoritet me qytetar në Bashkinë e Korçës, me qytetar në Bashkinë e Pustecit madje dhe nga Dibra, dhe që mund të ketë ndodhur edhe në shumë bashki të tjera të vendit.
  1. A mendon ti Edi Rama se me këtë që ke bërë i ke hapur dyert krimit kibernetikë dhe vjedhjes së identiteteve ?
  1. A mendon ti Edi Rama, se duke ekspozuar të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë, që ti e do aq shumë..!

Të ruajtjes së rendit publik, dhe atyre që janë të ngarkuar me ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare  të vendit, i ke zhveshur ata dhe i ke nxjerr lakuriq, si puna jote në plazhet e botës dhe siç të pëlqen të rrish.

I ke nxjerr lakuriq përballë krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar por edhe përball dhe shërbimeve të vendeve jo mike dhe armiqësore që janë kaq shumë aktive në Shqipëri, sidomos tani në prag të zgjedhjeve?

14. Ndaj i kërkoj Prokurorisë të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

U drejtohem prokurorëve, zotërinjtë prokuror ju gjithashtu duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj, që u janë caktuar personalisht juve dhe ju survejon.

15. Përmes një hetimi pro aktiv, duhet të zbardhet e gjithë e vërteta, që për mua është e zbardhur.

Pasi të dhënat personale, jeta private, dhe intime e prokurorëve, gjyqtarëve dhe gjyqtareve, përveç politikanëve,  të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në rrezik madhor.  Mbi të gjitha vota e lirë dhe e ndershme e legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit.

 

 

 

SHKARKO APP