Deklarata e presidentit të Amerikës, Yuri Kim: Kur bota donte që Shqipëria të shuhej…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me kreun e PD-së, dha edhe një mesazh atyre që tentojnë të vendosin SHBA-në kundër Shqipërisë. Sipas Kim, kushdo po bën gabim. Kim kujtoi deklaratën e Presidentit të Amerikës në vitin 1920, kur kërkoi që Shqipëria të jetë e fortë teksa e gjithë bota kërkonte që të shuhej.
”Dua t’ia kujtoj çdokujt që më 6 maj 1920, kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej, presidenti i Amerikës tha që Shqipëria do vazhdojë të qëndrojë më e fortë.
I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria jo vetëm do vazhdojë, por do jetë më e fortë dhe sovrane. Atyre të cilët synojnë të vendosin SHBA kundër shtetit shqiptar, do ti them që e keni gabim.
Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë, sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara kemi ende punë për të bërë”,-tha Kim për gazetarët.