Deklarata e Ramës, Ardit Çela: S’kemi asgjë me qytetarët e Bangladeshit, por duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë
Kryesuesi i listës së LSI në Berat, Ardit Çela në një tryezë bashkëbisedimi në Kuçovë ka komentuar deklaratën e Ramës disa ditë më parë ku i bënte apel një sipërmarrëse të merrte punëtorë nga Bangladeshi, Afganistani apo India.
Çela thotë se një qeveri me politika të gabuara e kthen globalizmin në risk, kurse një qeveri që she potencionalet ekonomike të vendit e kthen globalizmin në oportunitet.
Ai thotë se s’ka asgjë me qytetarët e Bangladeshit, por LSI është e vendosur ta kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve.
‘’Do të ishim shumë të nderuar që të vijojmë bashkëpunimin nëse do të jemi në qeveri. Për të vijuar me mundësitë që do u jepen shqiptarëve për të punuar e jetuar këtu. Qeverisja përcakton nga shkon peshorja, një qeveri me politika të abuara e kthen globalizmin në risk, por një qeveri që sheh drejt potencionet ekonomike të zhvillimit, globalizmi kthehet në oportunitet.
S’kemi asgjë me qytetarët e Bangladeshit, por duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Shpresoj që të vijojmë bashkëpunimin edhe pas 25 prillit. Që këto premtime t’i kthejmë në realitet me një axhendë të caktuar.’’- tha Ardit Çela.