Deklarata e SHBA, Alibeaj: Gjykata Kushtetuese merret me rezultatin dhe procesin
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora i pyetur për deklaratën e SHBA, e cila citonte se “ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese” tha se këtë gjë e ka thënë PD para tyre.
Enkelejd Alibeaj: Nuk jemi më në një situatë me indicie dhe prova. Këtu nuk ka proces zgjedhor.
Para se ta thonë SHBA dhe OSBE/ ODIHR sot kur mbajti raportin, kemi qenë ne të parët që kemi thënë se gjithë procesi zgjedhor që datonte nga akti më i fortë, ishte çështja e kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese nuk merret vetëm me rezultatin, por edhe me procesin. Pra ishte i lirë, i qetë, i ndershëm, i barabartë. Qytetarëve a ju krijuan kushtet minimale kushtetuese për të votuar apo jo. Nëse besojmë se simptomat kushtetuese të këtij që nuk ishte proces do të votohen duhet eksploruar pse jo.
KOHA JONË SONDAZH

