Deklarata e thjeshtuar – Tatimet: Mbi 3500 subjekte kanë bërë dorëzimin brenda afatit ligjor

Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se për sa i përket deklaratës së thjeshtuar mbi tatimin e vlerës së shtuar, rreth 13,509 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, e dorëzuan atë pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet.

Sipas DPT, kjo shifër përbën rreth 95% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin dhjetor.

Administrata Tatimore, njofton se  në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar asistencë për subjektet e biznesit të vogël për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet njoftimit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se inkurajon tatimpaguesit për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?