Deklarata e Vuçiç për zgjedhjet, Tedi Blushi: Rama, kukull e Serbisë. Më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta ka reaguar sot pas deklaratave që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri për zgjedhjet në Shqipëri dhe mbështetjen që i dha Edi Ramës.

I pyetur sot nga mediat, lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë, z.Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike, Tedi Blushi deklaroi:

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill. “Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind”,- ka thënë Vuçiç
Vuçiç thotë se është krenar që është kundër Lulzim Bashës, i cili sipas tij punon për Shqipërinë etnike. “Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon”,- ka thënë Vuçiç.

https://arkiva.kohajone.com/miku-i-rames-vucic-sondazhet-e-ndajne-fitoren-me-1-3-une-punoj-kunder-bashes-se-do-shqiperine-etnike/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?