Deklarata për marrjen e punëtorëve nga Bangladeshi, Fratari: Ironike! Rama, i papërgjegjshëm
Kandidatja për deputete Lediana Fratari, në listat e Partisë Demokratike, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili u bëri thirrje sipërmarrësve të marrin punëtorë nga Bangladeshi, India e Afganistani.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Fratari ka thënë se është ironike që Rama, thotë se sindikatat nuk duhen.
Më tej, ajo ka thënë se është kthyer në Shqipëri, për të dhënë kontributin e saj, duke shtuar se e ka ndjerë edhe si detyrim pasi familja e saj gjithmonë ka pasur bindje të djathta.
“Politika ka nevojë ëpr t’i dhënë frymë qytetarëve. Arsyeja që jam kthyer në Shqipëri ka qenë familja ime po përveç kësaj, kam dashur që të japë një kontribut në vendin tonë. Është një përgjegjësi shumë e madhe por është edhe një angazhim i imi. Babai im ka qenë 8 vite në burg dhe ka dhënë gjithmonë një kontribut në Shqipërinë.
E ndjej si detyrim që të japë një kontribut në Kuvendin e Shqipërisë. Kam pasur gjithmonë bindje të djathta. Është shumë ironike që Rama thotë se sindikatat nuk duhen. Papunësia është shumë e madhe në vendint tonë.”- tha ajo.
Fratari, ka thënë se do punojë fortë për të dhënë kontributin e saj, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nëse punon shumë, mund të thyesh listën dhe të marrësh votën. Sido që të jetë rezultati unë do të vazhdoj të kontribuoj për qytetarët e Shqipërisë. Do të ngrej të gjithë problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve në palament.“- tha ajo.