Deklarata se me 140 në muaj nuk je i varfër u bë hit në rrjet, ministrja: Fola për një tregues statistikor
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër, një person duhet të fitojë diku tek 130-140 euro në muaj.
Kjo deklaratë u bë hit sot në rrjet. Por sonte në konferencën me gazetarët, ministrja tha se pyetja ju bë për një tregues statistikor.
“Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues, por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës”.