Deklaratat e Dendias për t’u zgjeruar edhe në Egje, reagon Turqia. Mediat: Shkak për luftë

Miratimi i draftit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë në detin Jon, nga 6 deri në 12 milje, ka ngjallur reagime të shumta në mediat turke.

Gjatë seancës parlamentare ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, tha se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës duke hapur mundësinë e zgjerimit edhe në detin Egje, por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Turqia.

Ankaraja e konsideron “vijë të kuqe” zgjerimin në detin Egje pasi në fakt kjo është edhe zona ku kohët e fundit dy shtetet kanë pasur përplasje të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Skandaloze” dhe “provokuese”. Kështu janë hapur mediat turke ditën e sotme duke iu referuar deklaratave të Dendias dhe madje kishte edhe nga ato të cilat sollën ndërmendet skenarë lufte nëse një gjë e tillë ndodh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qasje provokative e Greqisë. Turqia të kujton “casus belli”, shkruan Milliyet apo “Vendimi i Greqisë fillon një luftë”, shkruan gazetar Yeniçağ.

Ndërkohë Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy u shpreh se “pretendimet e Greqisë për të rritur ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon përfundojnë në jug të Peloponezit dhe nuk prekin Detin Egje në asnjë mënyrë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?