Deklaratat e Juncker për reformat, Bushati: Viti 2018 mundësi për të avancuar procesin e anëtarësimit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas mesazheve të presidentit të KE, Jean Claude Juncker, i cili gjatë vizitës në Tiranë vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe inkurajoi për vijimin e reformave. Përmes një statusi në Facebook, Bushati thotë se viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE.
Statusi i plotë:
Mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asetë që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon. Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE ?? ??.
KOHA JONË SONDAZH

