Deklaratat e Palmer/ Aktivisti sjell shembullin e Britanisë së Madhe: Koha të bëjmë më të mirën për ne
Pak orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer ka apeluar që tubimi të jetë paqësor.
Për zyrtarin e lartë amerikan, demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.
Duke u ndalur në zgjedhjet e 30 qershorit, Palmer paralajmëron se kush pengon procesin mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.
Deklaratat e zyrarit amerikan u bënë gjatë një interviste për Top-Channel.
Por lidhur me këtë reagim të Palmer, ka reaguar edhe aktivisti Genc Sejko.
Përmes një postimi në Facebook, ai sjell një shembull nga marrëdhëniet SHBA-Britani e Madhe, kur kjo e fundit po përgatitej për referendumin e Brexit.
Ja çfarë shkruan Genc Sejko:
Në 2016 pak ditë para referendumit në Britani për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Barack Obama deklaroi në një konferencë shtypi: ‘if you choose to leave the EU, Britain will move to the back of the queue when it come to agreeing a new trade deal with the US’. (Nëse zgjidhni te dilni nga BE-ja, Britania do dali në fund të radhës për sa i përket një marrëveshje të re tregtie me SHBA-të. Ajo çfarë i bëri përshtypje britanikëve nuk ishte deklarata e fortë e Obamës por përdorimi i fjalës ‘queue’.
Është një fjalë angleze që amerikanët nuk e përdorin. Amerikanët përdorin ‘line’ kur duan të thonë radhë. Obama atë ditë nuk foli me fjalët e tija por me fjalët e David Cameron kolegut të tij britanik, që ishte kundra daljes së Britanisë nga BE-ja.
Me kërcënimin e ‘mos futjes në SHBA’, Palmer foli me gjuhën e Ramës dhe i bëri këtij fundit të njëjtin “nder” që Obama i bëri dikur Cameron-it. Në fund britanikët bënë atë që ishte më e mirë për ta dhe votuan për të dalë nga BE. Ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë atë që është më e mirë për ne.
P.S Sot Britania është e para në radhë për një marrëveshje tregtie me SHBA-ne. Mjafton të dalin nga BE-ja.
KOHA JONË SONDAZH

